Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO PAPARACI/ Nga “plakja” e Edi Ramës te rinia e dytë e Valentina Leskajt. Ja si ndryshuan politikanët

29/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
FOTO PAPARACI/ Nga “plakja” e Edi Ramës te rinia e dytë e Valentina Leskajt. Ja si ndryshuan politikanët

Si kanë ndryshuar fizikisht disa nga figurat e politikës shqiptare?! Më poshtë, ju mund të shihni ndryshimin e Edi Ramës i cili duket paksa më i “plakur” dhe me disa kilogram të shtuara.





Ndërkohë e kundërta mund të thuhet për Valentina Leskajn e cila duket shumë më e bukur tani se disa vite më parë. Një ndryshim për mirë ka pësuar edhe Mesila Doda, e cila veç një shkëlqimi të flokëve, sot ka dhe një nishan ‘mangët’, të cilin e ka pasur mbi buzë. Ndryshime këtë që e tregojnë edhe më tërheqëse.

Por edhe deputeti socialist, Dash Peza, ka pësuar ndryshime pozitive me kalimin e kohës.


Ndërkohë, paparaci i “Panorama” ka fokusuar edhe dy deputetet e PD-së, Mimoza Hajdarmataj dhe Albina Deda, të cilat me ardhjen e verës duket se kanë zgjedhur të vishen me ngjyra më të ëmbla.

“Plakja” e Edi Ramës 

Për të gjithë ata që mendojnë se detyra e Kryeministrit është më shumë privilegj sesa vështirësi dhe mundim, po ju sjellim dy foto të Kryeministrit Edi Rama që jua hedhin poshtë këtë ide.p11

Te fotoja e mësipërme, ai është në fushatën e vitit 2013, ku, siç dihet, PS-ja fitoi zgjedhjet. Ndërsa në foton më poshtë është ditën kur në Parlament u kthye opozita dhe u votuan komisionet e vetingut, pra rreth një javë më parë. Siç e shikoni edhe vetë, zoti Rama ka një ndryshim drastik në pamje.

p10

Megjithëse më herët e kemi parë të kujdesej shumë për veten, nga gjimnastika deri te dietat, duket se tani që drejton një institucion kaq me përgjegjësi, ai e ka lënë veten pak pas dore.

Edhe fizikisht nuk është më në formën e dikurshme të një ish-sportisti, por ka vënë pak bark, si dhe shfaqet më i plakur në portret. Natyrisht që vitet bëjnë të vetën, por po ta mendosh katër vite nuk janë edhe aq shumë sa për të sjellë një ndryshim të tillë. Mbase, përkushtimin total për veten Rama e ka lënë kur të mos jetë më pjesë e politikës, ose të ketë detyra më pak impenjative.

Supertransformimi në pak vite i Vali Leskajt, rinia e saj e dytë

Ka një shprehje të përbotshme për njerëzit që mbajnë goxha vite mbi shpinë, por duken përsëri të rinj. Për ta thuhet se kanë bërë pakt me djallin.p13

Nuk e dimë nëse duhet të themi kështu edhe për Valentina Leskajn, e cila çdo vit duket më e re se një vit më parë. Natyrisht që ka sofistikuar pamjen e saj që nga flokët e çelur, por në çdo gjë ajo është shumë, por shumë më mirë.

p12

Në këto 4 vite, Mesila Doda hoqi dorë nga PD dhe nga nishani

Me siguri, kush ka sy detajist dhe të kujdessh- ëm, ka kuptuar se deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka bërë një ndryshim në portretin e saj. Në fillim u mendua që mund të ketë bërë ndonjë trajtim estetik të fytyrës që i ka dhënë më shumë shkëlqim, gjë që nuk mund të përjashtohet, pasi e bëjnë të gjithë ata që kanë mundësi, si dhe kanë dëshirë të kujdesen për veten.

p5

Edhe eleganca e linjave të saj nuk është diçka e re. Por, nëse e shikoni me vemendje, Mesila ka hequr dorë nga një gjë shumë karakteristike e saj, nishani që kishte sipër buzës.p8

Në foto keni Mesilën e para disa viteve, si dhe Mesilën e pak ditëve më parë. Ndryshimi është i dukshëm. Pa dyshim që heqja e nishanit i ka dhënë asaj më shumë hijeshi.

Dash Peza shfaqet krejt ndryshe në seancën e fundit

Kjo nuk ka qenë vetëm thjesht seanca e fundit parlamentare e këtij legjislacioni për deputetin socialist Dashamir Peza, por edhe seanca e tij e fundit si deputet, pasi nuk është më në listat e PS-së si kandidat.

p1

Megjithëse që kur është futur në Parlament, përflitej si një nga miqtë e hershëm dhe të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama, me sa duket rrugëtimi i Dashit në politikë mbaron këtu. Të paktën tani për tani, se më vonë nuk i dihet.

p9

Kujtojmë se ai vjen nga bota e biznesit dhe me siguri do të ketë plot angazhime të tjera si sipërmarrës.

“Çelin” deputetet pas 3 muajsh në çadër

Dy deputetet e Veriut të Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj dhe Albina Deda, u shfaqën shumë fashion ditën e fundit të Parlamentit, me ngjyrë rozë dhe shumë elegante. Kjo pas tre muajsh në çadër, ku më së shumti janë veshur sportive./ Panorama

p7

Tags: Edi Rama
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Next Post
Të reja nga Adelina Ismaili, këngëtarja: Rikthehem së shpejti!

Të reja nga Adelina Ismaili, këngëtarja: Rikthehem së shpejti!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera