Luiz Ejlli, në publik me vajzën e Topallit
Është folur shumë për ta, një kuriozitet i madh për lidhjen dhe marrëdhënien mes tyre ku asnjëherë nuk janë parë bashkë, paçka informacioneve të mësuara nga burime të ndryshme dhe ja më në fund ku u kapën mat. Prej katër vitesh në një lidhje romantike, asgjë nuk është mësuar për marrëdhënien mes këngëtarit nga Shkodra Luiz Ejlli dhe vajzës së kryeparlamentares, Jozefina Topalli përveç asaj që vetë Luizi ka deklaruar pak kohë më parë në një intervistë. ‘Jam shumë i dashuruar, s’kam qenë ndonjëherë kaq shumë’- do të shprehej këngëtari ndërsa theksonte se po jetonte një histori shumë të bukur prej disa vitesh me një vajzë që e kupton, e bën të ndihet mirë, të plotësuar dhe të lumtur. E natyrisht emrin e saj nuk e ka bërë të ditur apo atë ç’ka mamaja e vajzës përfaqësonte për Shqipërinë. Tashmë nuk kanë më pse të fshihen për sytë e publikut ndërsa paparaci ynë i ka kapur ata bashkë, në shumë harmoni me njëri-tjetrin.
Fotot
Ditën e inagurimit të rrugës Durrës-Kukës, bashkë me kryeministrin drejt Rëshenit u nisën edhe gjithë ministrat e kabinetit qeveritar po kështu edhe vetë kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Bashkë me Topallin ka qenë edhe e bija, Megi, që në fakt është shkëputur për të ndenjur pranë të dashurit të saj të zemrës Luizit. Ky i fundit ndodhej pranë furgonit të këngëtarëve të fushatës së Partisë Socialiste, si pjesë e këtij grupi dhe Megi ka qëndruar gjatë gjithë kohës me të, si para ashtu edhe pas daljes në skenë të Luizit. Këngëtari nga Shkodra ka patur kështu një tjetër një fanse speciale që e ndiqte nga afër dhe kjo ka bërë që të këndojë edhe më me zemër përpara publikut. Sikurse e ndiqni edhe nga fotot, Luizi është shumë i përkushtuar ndaj Megit, i vendos asaj herë pas here dorën në qafë, flet e bisedon me dashuri me të duke këmbyer në këtë mënyrë edhe ndonjë përkëdheli të vogël. Tashmë duket se nuk fshihen më, përderisa pranë tyre qëndrojnë të gjithë artistët, ndërsa dhe vetë në podium bashkë me Berishën dhe ministrat e kabinetit qeveritar, ishte dhe zonja Topalli. Natyrisht Megi nuk e ka ndjekur Luizin në të gjithë koncertet përreth Shqipërisë, por dita e përurimit të rrugës, ishte një mundësi e mirë ku mund të qëndronte pak më shumë me të.
Lidhja
Për Luizin, Megi nuk është thjesht vajza që dashuron por është dhe shoqja më e mirë. Po përjetojnë diçka shumë të bukur që mesa duket duan ta ndajnë vetëm për vete, paçka syrit kurioz që i bën të mos shihen si njerëz të thjeshtë por shumë më tepër se kaq. Dy të rinjtë shkodranë, nisën të frekuentoheshin me njëri-tjetrin kur Luizi porsa kishte fituar famën dhe suksesin në publik, ndërsa ishte bërë shumë i njohur nga pjesëmarrja e tij në programin ‘Ethet e së premtes’ e më pas triumfues me disa çmime.
Dashuria e tyre nuk ka vend për dyshime ku lehtësisht tek këto foto shihet mënyra sesi Luizi e vëzhgon të dashurën e tij dhe sa ajo ia ka fituar zemrën. Familjet e të dyja palëve janë në dijeni për këtë lidhje, e cila për hir të së vërtetës po lulëzon e po pasurohet me dashuri gjithmonë e më tepër.
Ky shkrim u botua më 13 Qershor 2009 në “Gazeta Shqiptare”