Këngëtari Seldi Qalliu i cili u bë i njohur pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, ka festuar ditëlindjen. Prej disa vitesh tashmë ai është në një lidhje serioze me kosovaren Dafina Zeka, vajzën e gazetarit Milaim Zeka. Në këtë përvjetor, Seldi ka marrë një urim të ndjerë edhe nga e dashura e tij. “Të dua dhe do të të dua përgjithmonë”, ka shkruar Dafina në urimin e saj. Sakaq Seldi po i mungon së fundmi tregut muzikor me këngë të reja.