Kushi ja mbyll telefonin Arnavit. Arnav nxehet. Kushi i kthen paratë Shamit. Lavanja shkon tek puna e Arnavit dhe i çon ushqim. Kolegët mendojnë se ata janë të martuar dhe e urojnë. Lavanja u thotë se ata nuk janë martuar por do të martohen së shpejti. Arnav nxehet dhe i thotë Lavanjës të largohet. Shashi është shumë i mërzitur që s’mund të bëjë asgjë për gjendjen financiare. Kushi e qetëson dhe i thotë se familja është gjithçka për të. Ditën tjetër Kushi shkon në shtëpinë Raizada. Teksa ndodhet në kuzhinë me Lavanjën për një moment kjo e fundit largohet. Arnav vjen dhe i thotë Kushit pse ja mbylli telefonin. Kushi hedh kutinë e miellit dhe Arnav bëhet gjithë miell. Në këtë moment vjen Manorama dhe Kushi shpëton. Lavanja ndodhet në dhomë me Kushin por i fiket drita e abazhurit. Kushi shkon të marrë një poç. Arnav sheh Kushin dhe e ndalon atë duke mos e lënë të kalojë. Kushi bën sikur i bie të fikët dhe Arnav shkon të marrë ujë. Kur vjen Arnav nxehet pasi nuk e gjen Kushin. Ai e kupton që Kushi u tall me të dhe hedh gotën me nerva. Lavanja i thotë Arnavit se duhet të shkojë për të çuar një document. Ndërkohë Manorama shkon në parukeri dhe as gjyshja me Anxhalinë nuk ndodhen në shtëpi. Kushi sheh makinën e Arnav që po largohet dhe gëzohet sepse mendon që është Arnav por në fakt është Lavanja me makinën e tij. Arnav i thotë Kushit se Lavanja ka ikur. Kushi trembet pasi është vetëm me Arnavin në shtëpi. Kushi i thotë se ka një muhabet me Manoramën dhe shkon në dhomën e saj. Manorama nuk është dhe Arnav shkon pas Kushit dhe mbyll derën. Ai nuk e lë Kushin të kalojë. Arnav i bërtet Kushit por edhe ajo i kthen përgjigje. Lavanja vjen dhe gjen Kushin duke qarë. Ajo pyet çfarë ndodhi. Kushi nuk i kthen përgjigje dhe Lavanja e kupton që Arnav i ka bërtitur shkruan revistawho.com. Arnav është duke punuar në laptop. Ai kujton dasmën e Anxhalisë dhe mamanë. Anxhali vjen dhe e qetëson atë. Ajo thotë se në këtë datë atij i mungojnë gjithmonë mami e babi./revistawho.com