Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Aurela Hoxha tregon për shpenzimet e Kanës, blogerja: Në shtator rikthehem në ekran

30/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Aurela Hoxha tregon për shpenzimet e Kanës, blogerja: Në shtator rikthehem në ekran

Mes shumë personazheve pjesëmarrës nga Shqipëria në eventin e përvitshëm në Kanë, për Festivalin e Filmit, ka qenë edhe modelja e njohur Aurela Hoxha. Për të dytin vit radhazi, qëllimi i Aurelës për të marrë pjesë në një event kaq të rëndishëm ka qenë mbrëmja gala AmFar, një prej eventeve më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë për mbledhjen e të ardhura për bamirësi.





Por si u gjend modelja shqiptare në një event kaq të rëndësishëm dhe, për më tepër, për të dytin vit me radhë?

E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, Aurela tregon se prej vitesh tashmë, ajo është e ftuar në evente shumë të rëndësishme të modës, në vende të ndryshme të botës, prej të cilave ka krijuar shumë kontakte, por në AmFar në Kanë merr pjesë për të dytën herë: “AmFar është një nga organizimet më të veҫanta, ka edhe të tillë të ngjashëm, por ky i Kanës është më i rëndësishmi i vitit…”


Tregues për këtë, shton Aurela, është edhe fakti që ditën kur mbahet festa gala, rreth zonës ku zhvillohet eventi, rruga është 7 km e bllokuar me makina edhe për shkak të njerëzve të famshëm që vijnë nga të katër anët e globit…

Këtë vit, Aurela e ka shijuar më shumë se vitin e parë, edhe sepse ishte me një farë plani në kokë. Nëse në vitet e para kur merrte pjesë qëllimi ishin fotografitë me të famshmit, tashmë ka ndryshuar. Nga këto pjesëmarrje, ajo dëshiron të krijojë sa më shumë kontakte me njerëz të njohur duke qenë se ka ambicie që karrierën e saj ta zhvillojë edhe jashtë Shqipërisë. E pyetur ҫfarë përfiton ajo nga të tilla evente, Aurela tregon se përfitimi varet nga festa në të cilën ajo merr pjesë: “Për mua është shumë e rëndësishme kjo pjesëmarrje. Vitin e kaluar, p.sh, pas këtij eventi mora një ofertë për të qenë pjesë e një filmi. Përveҫ kënaqësisë, këto evente më ndihmojnë për të krijuar kontakte. Është një derë e hapur që të jep një mundësi, nëse do të përfshihesh në tregun ndërkombëtar të modës, televizionit…”

Ndryshe nga vjet, këtë vit Aurela i ka shijuar më shumë 5 ditët e këtij udhëtimi, shkruan “Class”. Arsyet për këtë ishin disa, vizita në vende të ndryshme të qytetit, koha mjaft e mirë, si dhe takimi me njerëz shumë të rëndësishëm të botës së modës, me të cilët modelja edhe ka pozuar. Por në fotot e saj në Instagram, u ra në sy të gjithëve sidomos fustani i shndritshëm nga Class Events, me të cilin Aurela ishte një princeshë e vërtetë: “Kur zgjodha këtë fustan, hezitova pak, sepse dukej shumë madhështor. Në Shqipëri mendova se ishte madhështor, por kur shkova atje, e kuptova se ishte i duhuri, më shkonte dhe shkëlqeva vërtet me të, ndoshta edhe për shkak të flokëve të reja.”

5 ditë në Kanë nuk janë pak, aq më tepër kur je atje në raste kur është e gjithë bota e filmit dhe VIP-at më në zë të botës. Sa e kushtueshmë është jeta gjatë atyre ditëve, sa e përballueshme? Aurela tregon se Kana në këtë kohë është e kushtueshme dhe e vështirë për t’u përballuar: “Të qëndrosh 5 ditë në Kanë dhe me shpenzimet e tua, është e vështirë. Kjo, për shumë arsye dhe përsa i kemi ne mundësitë për të qenë kaq të zhvilluar. Unë jam ndier me fat që kam qenë pjesë e këtij eventi. Kana është e shtrenjtë në këtë kohë, por ka edhe mundësi zgjedhjeje. Nuk është e thënë të flesh në hotel me 5 yje, mund të zgjedhës edhe më lirë se kaq. Është e kushtueshme, por jo diҫka e jashtëzakonshme, mund ta përballosh, aq më tepër kur bëhet fjalë që kjo është ëndrra ime dhe profesioni im.”

Pas Kanës, vijë pushimet (prapë pushime?) dhe pas tyre, sezoni i ri do ta gjejë Aurelën në ekran me një projekt të ri, të cilin, siҫ thotë ajo, di ta bëjë shumë mirë: “Është gjë që do vijë në shtator, do jem në televizion me një gjë që besoj e bëj shumë mirë”

Tags: Aurela Hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV!

23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!
Breaking News

“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë!

23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?
Breaking News

“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua?

23/01/2026
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

22/01/2026
Next Post
“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav pendohet pasi merr vesh diçka për Kushin, ja ç’do ndodhë nesër

"Si ta quaj këtë dashuri", Arnav pendohet pasi merr vesh diçka për Kushin, ja ç'do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera