Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet 25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro!  25/12/2025
Humbi 10 milionë ndjekës dhe mbylli Instagramim? E vërteta e Nicki Minaj qenka ndryshe! 25/12/2025
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

DETAJET/ Sonte eventi i “Geraldina Sposa”, ja kush sfilon në pasarelë e çfarë ndodh në festën VIP

01/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
DETAJET/ Sonte eventi i “Geraldina Sposa”, ja kush sfilon në pasarelë e çfarë ndodh në festën VIP

Prej katërmbëdhjetë vjetësh sfilata e “Geraldina Sposa”-s është kthyer në një event kulturor të mezipritur në Tiranë në çdo fillim qershori, që përkon me ditëlindjen e sallonit më të njohur në Shqipëri për fustanet e nuseve. Edhe pse në vitin 1995 kur u çel, salloni nisi të krijonte emrin e tij si zgjedhja e parë dhe e vetme për të gjetur fustanin e duhur të nuses, tashmë në vitin e 22-të nga hapja njihet për organizimin e eventeve më të mëdha, lançimin e të parit brand shqiptar të prodhimit të veshjeve të nuserisë dhe kokteilit, por edhe për mbajtjen e një eventi të tillë, ku veç sfilatës shijohet dhe një festë e jashtëzakonshme dhe del në pah shpirti i mondanitetit të Tiranës.





Sfilata e këtij viti është shumë ndryshe nga ato që shikuesit e saj kanë parë në gjithë këta vjet. Një pasarelë gjigande, 109  metër, më e gjata e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri,në një nga rrugicat e hotel Rogner, në qiell të hapur krijon per  te pranishmit nje atmosferë të jashtëzakonshme.

Sfilata e është e ndarë në tre pjesë. Në kalimin e parë, sipas një tradite të re, të pritur shumë mirë nga klientët dhe ndjekësit e Geraldines, u eshte lënë një vend ne pasarelë disa prej nuseve te sallonit, për të përjetuar edhe njëherë emocionet e veshjeve të nusërisë, por edhe që të ruajnë kujtimin e një nate, si modele të vërteta. Nuset e vërteta të Geraldinës do të sfilojnë me disa nga fustanet e importuara nga brandet më të njohura botërore, që tregtohen ekskluzivisht në sallon.


Ky kalim mbyllet me modelen Adrola Dushi, e ardhur enkas nga USA, e cila është shfaqur për të parën herë për publikun shqiptar në sfilatën e Geraldinës. Ajo sfilon me një fustan të veçantë, stiluar nga “Hervé Moreau”.

Kalimi i dytë u kushtohet fustaneve të nuseve pjesë e koleksionit “Geraldina Sposa”, lançuar në vitin 2015 dhe të prodhuara me një cilësi të jashtëzakonshme dhe materialet më të mira, tantellat franceze, qëndisje të gjitha me dorë, realizuar nga mjeshtret e sallonit shqiptar. Ky kalim shoqërohet me muzikë të përzgjedhur me mjaft kujdes dhe të rikompozuar enkas për këtë sfilatë nga Dj Toni Toy. Nën tingujt e njohur shqiptarë të risjellë ndryshe, do kalojnë fustane të prodhuara për nuset shqiptare nga i pari brand shqiptar, “Geraldina Sposa”.

Kalimi i dytë prej dhjetë modelesh të linjës “Geraldina Sposa”, hapet me modelen e mirënjohur shqiptare Xhesika Berberi, e cila praktikisht është rritur para syve tanë në këtë pasarelë, për të vazhduar me vajza të njohura të modelingut dhe ekraneve shqiptare  si Vilma Masha, Viola Spiro, Bora Basha, Eva Murati, Arentina Shakulli, Kejda Ajazi, Dajana Kllogjeri, Jona Spahiu, etj. Te gjitha bukuroshe edhe të zonjat, që përfaqësojne denjësisht atë që është nusja “Geraldinë”.

Ndërsa kalimi i tretë, është ai që i jep kuptimin gjithë sfilatës. Jo më kot ftesa e këtij viti kishte dy silueta me fustane nusesh, një nuse të madhe dhe një të vogël. Dhe jo më kot është zgjedhur dita e 1 qershorit, festa e fëmijëve. Në këtë festë për të parën here prezantohet koleksioni i Geraldinës me emrin KALTRA. Ky koleksion me 22 fustane do të prezantohet ëmbël nga modele të mëdha (disa prej të cilave tashmë nëna) dhe vajzat e vogla që ndoshta nesër do jenë modelet tona në gjurmët e Linda Podës, Kristi Cavos, Egla Harxhit, Andresa Ambrosios, Kledia Haxhajas, Suada Sherifit, Matilda Mecinit, Marigona Nilës, etj./ revistawho.com

Tags: geraldina sposa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet
Breaking News

Ndarje e sajuar për BB VIP? Rrëfimi i Angelos për Neadën ndez dyshimet në rrjet

25/12/2025
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 
Breaking News

Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro! 

25/12/2025
Humbi 10 milionë ndjekës dhe mbylli Instagramim? E vërteta e Nicki Minaj qenka ndryshe!
Breaking News

Humbi 10 milionë ndjekës dhe mbylli Instagramim? E vërteta e Nicki Minaj qenka ndryshe!

25/12/2025
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura
Breaking News

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura

24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin
Breaking News

Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin

24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon
Breaking News

Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

24/12/2025
Next Post
FOTOT/ Ingrit Gjoni rikthehet superseksi, lançon sot hitin e radhës me…

FOTOT/ Ingrit Gjoni rikthehet superseksi, lançon sot hitin e radhës me...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera