Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës  25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë! 25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive. 25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfimi i parë i Tiziano Ferros për homoseksualitetin: Shkoja tek psikologu, nuk po jetoja dot…

01/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rrëfimi i parë i Tiziano Ferros për homoseksualitetin: Shkoja tek psikologu, nuk po jetoja dot…

Një rrëfim intim ka dhënë për të përjavshmen “Grazia” në Itali, këngëtari i famshëm Tiziano Ferro. Ai ka folur si rrallëherë për homoseksualitetin e tij, dashurinë e të ardhmen. Këngëtari ka deklaruar se është beqar e në kërkim të një partneri por jo me çdo kusht: “Nuk bëhem keq edhe nëse nuk vjen, unë nuk koleksionoj historiçka”. Ndërsa sa i takon martesës ai shprehet: “E kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime, duke menduar se kjo do të ishte e pamundur për mua. Por tani sigurisht që e mendoj”.





Më tej Tiziano ka rrëfyer edhe për vështirësitë e mëdha që ka kaluar.

“Në moshën 28 vjeçare nisa seancat tek psikologu sepse nuk po jetoja dot më. Brenda dy vitesh kuptova se isha homoseksual dhe në kulmin e karrierës time vendosa t’ia them të gjithëve. Ndjeja siklet. Isha 25 vjeç. Isha I njohur dhe bëja punën që doja por nuk arrija të kisha të njëjtat eksperienca të bashkëmoshatarëve të mi. Kjo më peshonte. Frekuentoja lokalet e Romës e Milanos, tentoja të bëja miqësi, tentoja të dukesha “cool” e dëshiroja të jepja një model jetese që nuk më përkiste. Isha i palumtur”.


Në këtë pikë ai u largua nga Italia dhe për tri vite qëndroi në Meksikë, duke u përpjekur të kishte lidhje edhe me femra.

“Por në të vërtetë unë nuk kam dyshime, jam shumë i qartë, jam gei! E vërteta është që besoja se isha në rrugën e duhur, e shumë vonë u binda se jam gei pikërisht sepse i dua thellësisht gratë”.

Ferro u shpreh më tutje se tani kërkon shpirtin binjak.

“Herë pas herë miqtë e mi më prezantojnë ndonjërin. Më thonë ‘ky është perfekt për ty’. Nuk funksionon kurrë. Deri pak kohë më parë unë në çift isha mospërfillës, nuk arrija të thoja gjithçka që mendoja. Ndaj një difekt merrte përmasa gjigande. Tani preferoj të mos i pëlqej por të jem i ndershëm”./ revistawho.com

Tags: tiziano ferro
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 
Breaking News

“Një ditë pas lindjes së vajzës më vunë prangat…”/Ish-banori i BBV bën rrëfimin tronditës 

25/01/2026
Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!
Breaking News

Është ndarë nga partneri? Veprimi i fundit i Ronelës na bëri të dyshojmë!

25/01/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
“Nuk e di çfarë ka në atë ujë”, Rita Ora flet me krenari për yjet e muzikës nga Kosova!
Breaking News

“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen

24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!
Breaking News

Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë!

23/01/2026
Next Post
Orbit ju fton: Ejani së bashku të dhurojmë mijëra buzëqeshje për fëmijët!

Orbit ju fton: Ejani së bashku të dhurojmë mijëra buzëqeshje për fëmijët!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera