Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Damiano ka materiale që do i shfaqë natën finale të “Big Brother”: Mllefin e kam me autoren, Alessian

03/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Damiano ka materiale që do i shfaqë natën finale të “Big Brother”: Mllefin e kam me autoren, Alessian

Vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolur edhe pse ka lënë prej javësh shtëpinë e Big Brother. I pakënaqur me mediat që, sipas tij, nuk i kanë krijuar hapësirë, Damiano Agalliu ka treguar në gazetën Paloma planet e ardhshme.





Ai do të luajë në një film të mikut të tij, Drilon Hoxha, “Dashuria s’mjafton”, por më parë do të largohet në Suedi për të mbyllur punët e lëna pezull dhe një javë në Porto Riko për të pushuar pas gjithë kësaj ngarkese. Ka mohuar ta ketë lodhur Big Brother, por kanë qenë mediat, sipas tij, që nuk i kanë hapur dyert për ndonjë projekt që Damiano mendon që ka potencialin për ta realizuar dhe kuptohet që flet për televizionet.

Ai ka folur sigurisht edhe për Big Brother. Ka thënë që ruan marrëdhënie qytetare me Armelën dhe komunikon me të, pavarësisht që nuk e vazhdojnë marrëdhënien personale, por ka treguar edhe që nuk i ka mbaruar ende bombat. “Unë kam edhe disa materiale të tjera që do t’I shpërndaj për atë program. Ndoshta ndonjë video gjatë natës finale…”, ka thënë Damiano, për gazetën Paloma.

Megjithatë, ai ka befasuar kur ka shtuar që mllefin nuk e ka as me Top Channel dhe as me produksionin e Big Brother-it, të cilët, sipas tij, janë treguar shumë të sjellshëm me të.


Damiano ka thënë që e ka çdo gjë me Alessia-n, autoren italiane të programit. “Pse? Sepse ajo i gjeti me zor të gjithë sponsorët e këtij edicioni të Big Brother dhe tani vepron siç do vetë. Cilët kanë mbetur në lojë? Ata që jetojnë në Itali, si dhe ata që, siç e kanë treguar edhe foto që kam publikuar, njihen që jashtë. Dhe e dini pse nuk reagoi? Sepse i binte t’i nxirrte të gjithë dhe të futej vetë për të luajtur në atë shtëpi”.

Me këtë deklaratë, Damiano tregon që nuk është ai i vetmi që ka thyer rregullat, por meqë vetëm ai është ndëshkuar, ka të drejtën të mendojë që është sakrifikuar nga produksioni. Ndërkaq me televizionin ku u bë i njohur ka dashur të sqarojë marrëdhëniet. Ndërsa ambiciet e tij nuk e lënë ta mbyllë këtu gjithë këtë përvojë. Ai vazhdon të deklarojë që ka prova kundër produksionit dhe që do i shfaqë pikërisht natën finale, për t’i shpallur konkurrencë të hapur spektaklit të së shtunës./ Class

Tags: damiano
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
Next Post
FOTOT/ Shkëlqeu po aq sa nuset, të gjithë sytë tek Çiljeta në eventin e “Geraldina Sposa”

FOTOT/ Shkëlqeu po aq sa nuset, të gjithë sytë tek Çiljeta në eventin e "Geraldina Sposa"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera