Tefta Radi, folësja ikonë e Radio Televizionit Publik Shqiptar, ka lënë përgjithmonë Shqipërinë për t’u zhvendosur në Australi me të birin. Pas humbjes së bashkëshortit, artistit shumëdimensional Françesk Radi, Tefta ka marrë rrugën për në kontinentin tjetër, ku në fakt do të shkonte bashkë me të shoqin, por të papriturat e jetës ia prenë në mes Frankos këtë udhëtim, raporton “revistawho.com“. Miqtë e afërt treguan në ditën e ndarjes së tij nga jeta se ai ishte entuziast për kapitullin e ri që do të niste bashkë me të birin dhe të shoqen në një tjetër vend. / revistawho.com