Dita e sotme parashikohet me vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit. Në veri do të ketë reshje më të dendura. Temperatura maksimale do të shkojë deri në 28 gradë dhe minimalja në 17 gradë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë.