“Kur shoh sytë e tu humbas në mendime”… Ishte ky koment i fituesit të “Big Brother” në një foto të prezantueses Albana Osmani, që shkaktoi një “rrëmujë” të vogël në internet. Kishte portale që aluduan edhe për një lidhje të mundshme midis të dyve, ndonëse përgjigja ndaj komentit të drejtueses së “Fan Club” për Anaid Kalotin ishte e ftohtë. Shumë e bezdisur nga këto thashetheme Osmani ka reaguar ashpër.
“Ndodh të kthehesh në darkë pas një ditë të ngarkuar dhe lexon lajmë për ‘lidhje’ marr shkas nga koment dashamirës apo nga një foto në një drekë mes miqsh… le të themi që s’na zë më gjumi po nuk na shqetësoi thashethemnaja e ditëve të sotme! Shoqëria është pasuri mos mi ngatërroni me ‘paçavuret’ tuaja!”, ka shkruar ajo./ revistawho.com