Kleodiana ishte një nga banoret e këtij edicioni të Big Brother që nuk mund të harrohet lehtë. Jo vetëm sepse ka qenë e vetmja konkurrente me flokë blu, por edhe prej debateve e sherreve që shpeshherë kanë ndodhur në shtëpinë e beqarëve.
Për fat të keq, Kleodiana nuk e vazhdoi lojën pasi as ajo as Egnajti nuk pranuan të vazhdonin çift në shtëpinë e çifteve. Megjithatë Kleodiana ka arritur të fitojë diçka nga Big Brother: famën.
Pas dy muajsh që ka dalë nga “Big Brother”, Kleodiana ka ndryshuar shumë. Ish-banorja është kthyer në bionde. Gjithashtu “Tabloid.al” ka mësuar se Kleodiana i është kthyer profesionit si kërcimtare nate, siç deklaroi edhe në “Big Brother”. Në fotot më poshtë mund të shihni ndryshimin e ish-banores.