Aktori Onur Öztür, i cili ka interpretuar rolin e ‘Vasilius’ në serialin historik Ertugrul që nga fillimi i sezonit të ri, nuk do të jetë më pjesë e serialit. Personazhi i të cilit i dha jetë 33 vjeçari për gjatë gjithë këtij sezoni, vdes.
Njoftimin për largimin e tij nga seriali, e bënë vetë producentët e filmit përmes një postimi në rrjetet sociale, si dhe kanë falenderuar aktorin për punën e tij, shkruan “syri”.
‘E falënderojmë për bashkëpunimin dhe i urojmë suksese në karrierën e tij profesionale” shkruhet në postimin e bërë në Instagram.