“Një vit nga “Bow Down”. Dhe vazhdon të jetë kënga më e mirë”! Kështu ka shkruar rreth një orë më parë në Instagramin e saj këngëtarja Enca Haxhia, duke shpërndarë edhe një copëz nga dueti i famshëm me Noizyn. Ajo ka risjellë në vëmendje hit-in e verës së kaluar me kolegun dhe mikun që nuk flet më. Mund të jetë kjo edhe një mënyrë e Encës për t’i treguar Noizyt se përtej hatërmbetjeve ata bëjnë muzikë të mirë bashkë ndonëse pikërisht kjo këngë u bë mollë sherri mes të dyve. Enca tha se u “bë” (pra mori famë dhe sukses) vetë, ndërsa Noizy e interpretoi si mosmirënjohje./ revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BVXUFnEBY4S/?taken-by=enca