Pas lajmit të bujshëm të ndarjes, çifti Jolie-Pit nuk mbajnë mëri ndaj njëri-tjetrit. Ka qenë Jolie që me gjestin që bëri ditën e djeshme, tregoi që ata akoma ruajnë një raport shumë të mirë për hir të fëmijëve. Gjykata ka vendosur që ata të rrinë me të ëmën. Por meqë 18-qershori shënon një ditë të rëndësishme për baballarët kudo në botë, Jolie ka dërguar fëmijët në shtëpinë e Pit që ata ta kalonin ditën me të. Ndonëse marëdhënia mes tyre ka marrë fund, prindërimi është një nga aspektet që kërkon përkushtimin e të dyve dhe mesa duket ata e kanë gjetur balancën e duhur.







