Edhe pse ka ditë që ka sjellë në jetë binjakët e saj, Beyonce dhe foshnjet nuk kanë dalë akoma nga spitali. Gjendja e këngëtares është shumë e mirë, por jo e bebave. Është mësuar se arsyeja që ata po qëndrojnë akoma në spital është se kanë lindur para kohe dhe janë akoma të dobët. Me kalimin e ditëve pritet që gjendja të normalizohet.