Vetëm pak kohë më parë fotot e Kim Kardashian në plazhet e Meksikës thyen rrjetet sociale. Arsyeja? Celuliti i femrës më seksi në botë. Kur kanë kaluar dy muaj, më në fund Kim ka folur për herë parë, duke e cilësuar si një ‘kurth’ të paparacëve. 36-vjeçarja ka pohuar se imazhet e sinqerta janë realizuar me fotoshop për ta bërë atë të duket “më të keqe” sesa ajo është në të vërtetë. Të vërtetën mund ta mësojmë në daljen e radhës të Kim me bikini.