Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Ndryshe në pasaporta, ndryshe në art… Emrat e vërtetë të VIP-ave shqiptarë!

09/01/2016
in Pa kategori
Reading Time: 5 mins read
A A
Ndryshe në pasaporta, ndryshe në art… Emrat e vërtetë të VIP-ave shqiptarë!

A e dini se shumë nga personazhet publikë të cilët ju i adhuroni kanë emra të tjerë në jetën reale dhe tjetër në art?! Mbase edhe mund ta dini (dhe ne bëjmë kot sikur ç’kemi zbuluar), por duam ta sjellim edhe njëherë në vëmendje ata që ndryshe quhen në pasaporta dhe ndryshe në art…





noizy

NOIZY


E dini besojmë që reperi i famshëm “Noizy” emrin e vërtetë e ka Rigels Rajku. Djali nga Dibra bëri “zhurmë” që në daljet e tij të para dhe sot është një nga reperët më të kërkuar dhe të famshëm në Shqiptari.

soni malaj

SONI MALAJ

Të gjithë e njohim si Soni, këngëtaren e dhjetëra hiteve që e nisi karrierën si pjesë e grupit “Spirit Voice”. Por në të vërtetë, emri i saj në gjendjen civile shënohet Sonja Malaj…

kastro zizo

KASTRO ZIZO

Për kantautorin Kastro Zizo nuk është më një risi zbulimi i emrit të vërtetë. Megjithatë ai nuk mund të rrinte jashtë kësaj liste. Klevis Bega është identiteti i tij zyrtar.

cozman

COZMAN

Po emrin e vërtetë të Cozman, a e dini? Reperi 30-vjeçar që është rritur në Londër, emrin e vegjëlisë e ka Ylber.

mozzik

MOZZIK

Gramoz Aliu është emri i vërtetë i reperit Mozzik, që po ecën me hapa shumë të sigurtë drejt karrierës së tij muzikore.

young zerkaaa

YOUNG ZERKA

Këngëtari stil nga Korça sigurisht që nuk mund të quhej Young Zerka… Emri i tij është Donald. Pseudonimin Young Zerka ia ka venë një familje xhamajkane kur jetonte sëbashku me ta në Angli.

kidaaaa

KIDA

Ishte vetëm 16 vjeç kur nisi karrierën muzikore, e kur iu desh të ndryshonte edhe emrin. Orhidea Latifi është emri i vërtetë i Kidës, e cila prej më shumë se dy vitesh është pjesë e labelit “On Records”. Ideja për të ndryshuar emër ka qenë e menaxherit të saj.

bruno threedtos

BRUNO

Ai preferon të njihet si Bruno i Threedots, por në fakt emri i tij i vërtetë është Qazim. Për herë të parë ai është zbuluar si talent në “X Factor Albania” dhe duke patur një ngjashëmëri në vokal, por edhe në pamje me këngëtarin Bruno Mars, producentet Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu e pagëzuan me këtë emër.

stineeee   h

STINE

E kujt ia merrte mendja që Ernest Duka do të bëhej i famshëm dhe një kantautor shumë i njohur në trevat shqipfolëse. Stine është emri i artit të këngëtarit më “in” të viteve 2000, që do të pushtonte zemrat e të gjithëve, e që u rikthye së fundmi me një hit.

stresi 1

STRESI

Arkimed Lushaj është një “stres” i vërtetë prandaj dhe emrin e artit ka zgjedhur ta mbajë të tillë. Stresinjo është një nga reperët më të suksesshëm shqiptarë dhe një nga emrat më të përfolur të momentit.

lyrical son

LYRICAL SON

Një tjetër reper që nuk mban në art emrin e tij është edhe kosovari, Festim Arifi. Lyrical Son është një nga emrat më të kërkuar dhe të përfolur të repit kosovar.

capital t 2po2

CAPITAL T DHE 2PO2

Capital T është një nga reperët më të suksesshëm të Kosovës, pasi ka patur një shembull shumë të mirë për të ndjekur dhe ai ka qenë reperi 2PO2,  daja i tij. Por të dy nuk përdorin emrin e tyre në art. 2PO2 quhet Besnik, ndërsa Capital T quhet Kushtrim.

mc kreshaaaa

MC KRESHA

Kreshnik Fazliu është emri i këngëtarit të hitit “Era”. Kresha numëron një sërë hitesh shumë të bukura në industrinë e muzikës.

majk

MAJK

Majk, fenomeni i ri i muzikës shqiptare, që u kthye në kolonën zanore të 2015-ës me hitin e tij “S’jeno mo”, emrin e vërtetë e ka Kastriot.

gili

GILI

“Xixëllonja” e saj, bëri që të gjithë shqiptarët të dashuroheshin me zërin dhe paraqitjen e një këngëtareje që u prezantua në festival me emrin Gili. Megjithatë emri i saj i vërtetë është Fevzije.

maya aa

MAYA

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Maya, e ka zbuluar vetë në një intervistë të dhënë para disa kohësh se emri i saj i vërtetë është Fatbardha.

Tags: EmratVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Lyrical Son bëhet baba, ja si e quan të bijën (FOTO)

Lyrical Son bëhet baba, ja si e quan të bijën (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera