Mia, vajza e parë e prezantueses së njohur të televizionit Rudina Magjistari, ka marrë sot një dhuratë speciale nga një shoqe e mamit, që e njohin të gjithë shqiptarët. Stilistja Rezarta Skifteri ka zgjedhur një dhuratë speciale, të personalizuar për vogëlushen e mikeshës së saj. “U shkriva fare kur pashë këtë dhuratë për Mian, nga mikja ime e mirë dhe stilistja e talentuar, që ju njihni të gjithë #RezartaSkifteri! Je dashuri, Rez!”, – shkruan Rudina Magjistari poshtë fotos së dhuratës.