Puntata e parë e “Lart e Poshtë” solli në ekranin e RTSH1-HD intervistën me më të bukurën shqiptare, Adrola Dushin. Ylli shqiptar që po zhvillon karrierën në New York, veç shumë detajeve të tjera nga jeta private ndau me të gjithë ndjekësit e programit pengun e saj…
“Adrola si mami? Për Troin jam një Adrolë tjetër, që absolutisht askush tjetër nuk mund të më njohë. Jam e sigurt për këtë. Por u bë pak kohë që unë Troit po i mungoj jashtëzakonisht shumë dhe ky është ai meraku, ose pishmani im më i madh, që gjithmonë sa herë jam në ato mendimet e mia të këqija them nuk e di, unë vetes nuk do t’ia falë kurrë këtë moment që po kaloj me Troin realisht, por nuk e di a do të ma falë ndonjëherë Troi. Pastaj them, shiko po të mos kem para kur të rritem nuk do më dojë fare Troi, kështu që më duhet të investoj pak këto kohë”, – përfundon Adrola duke qeshur. Kjo është hera e parë që një nënë e famshme deklaron në publik pengun e saj të madh, që lidhet me kohën që kalon me të birin. Ka plot rrëfime të tilla në botë, por në Shqipëri, të gjitha nëna e showbiz-it shfaqen si modele për t’u ndjekur në publik, ndaj Adrola meriton një bravo për guximin që ka për t’i thënë gjërat hapur, duke treguar kështu se në fakt është më shumë se një nënë e mirë për sa kohë e vuan mungesën e të birit. / revistawho.com