Mbretëresha e Anglisë Elisabeth II i ka rritur vetes rrogën. Në vitin 2018/19 ajo do të marrë 6 milionë sterlina më shumë. Pra pagesa e saj nga 76 milionë sterlina ka shkuar në 82, 2 milionë sterlina. Por bashkë me rritjen është dhënë edhe arsyeja publikisht. Kjo rritje do të shërbejë për restaurimin e “Buckingham Palace” që do të zgjasë një 10-vjeçar. Ky vendim nuk është se u pëlqye shumë në publik./ revistawho.com