Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është! 05/02/2026
Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë! 05/02/2026
Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare! 05/02/2026
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

BALENA BLU/ E mitura në Korçë në nivelin e fundit, gati për vetëvrasje! Si e zbuloi policia…

01/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Parandalohet vetëvrasja e të miturës në Korçë, luante “Balenën Blu” dhe…

Një vajzë 15 vjeçe mund të shkonte drejt vetëvrasjes, në rast se policia nuk do të kishte ndërhyrë për t’i dhënë fund pjesëmarrjes së saj në lojën e rrezikshme “Balena Blu”.





E mitura kishte kohë që luante lojën vdekjeprurëse, bën të ditur Policia. Vajza, sipas informacioneve të para, është nga periferia e Korçës dhe se kishte arritur deri në nivelin e 30-të të lojës së rrezikshme.

E mitura, e cila mbetet anonime, prej disa javësh kishte nisur të luante lojën që e ka prejardhjen nga Rusia, duke iu bindur misioneve të përcaktuara nga kuratori. Sipas të dhënave nga Policia, rasti i të miturës është zbuluar nga Sektori i Krimit Kompjuterik në Policinë e Korçës.


15-vjeçarja i ishte nënshtruar lojës, por monitorimi, i cili është intensifikuar nga ky sektor i policisë, ka dhënë sinjalin e parë për rastin e vajzës, duke bërë që instancat të mobilizohen dhe të ndërhyjnë në kohë.

“Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon vetëvrasjen e një shtetaseje të mitur, e cila në rrjetin social ‘Facebook’ ndiqte udhëzime dhe ishte bërë pjesë e lojës ‘Balena Blu’. Më datë 29.06.2017, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ardhur disa informacione në rrugë operative se një shtetase 15-vjeçare, banuese në qarkun e Korçës, duke qenë përdoruese e rrjetit social ‘Facebook’, mund të kishte marrë disa udhëzime nga një adresë ende e paidentifikuar me përdorues ‘Balena Blu’”, bën me dije zyrtarisht Policia.

Kohët e fundit që vajza kishte nisur të luante “Balenën Blu”, mësohet se ajo ishte mbyllur në vetvete duke rrezikuar që të kalonte deri në vetëvrasje, që është edhe niveli final i lojës.

Burime të rezervuara nga grupi hetimor bënë me dije se e mitura kishte kaluar nivelet njëri pas tjetrit dhe kishte refuzuar madje edhe komunikimin me prindërit e saj, ndërsa i vetmi kontakt me pjesën tjetër mbetej interneti.

Pasi Policia ka identifikuar vajzën, ka sinjalizuar edhe familjarët dhe e ka lokalizuar duke mundësuar ndërprerjen e veprimeve të mëtejshme, që mund ta kishin çuar këtë të fundit deri në vetëvrasje. Ndërkohë, nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për këtë arsye nuk jep të dhëna të tjera për të.

Gjithashtu po punohet edhe për zbulimin se kush fshihet pas përdoruesit me emrin “Balena Blu” në rrjetin social “Facebook”, ndaj të cilit rëndon akuza “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentativë”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!
Breaking News

“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!

05/02/2026
Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!
Breaking News

Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!

05/02/2026
Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare!
Breaking News

Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare!

05/02/2026
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…
Breaking News

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…

04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit
Breaking News

“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit

04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?
Breaking News

Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?

04/02/2026
Next Post
Këngëtarja dedikim reperit: Je gjithçka kam ëndërruar!

Këngëtarja dedikim reperit: Je gjithçka kam ëndërruar!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera