Një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter ka lëkundur ditën e sotme vendin tonë. Tërmeti është ndier në disa qytete të Shqipërisë ndërsa raportohet se epiqendra e tij ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash në një distancë 90 kilometrash në lindje të Tiranës. Deri tani nuk raportohen dëme materiale ndërsa u ndje në Korçë, Pogradec, Durrës etj.