Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është rrëfyer dje përballë gazetares së programit “Zoom In” në “In Tv Albania”. Gjatë intervistës, Veliaj ka thënë se ka vendosur të mos merret me derrat, megjithëse shpifjet e tyre shqetësojnë nënën e tij dhe bashkëshorten Ajola Xoxa. “Mami dhe Ajola mërziten shumë nga ato që dëgjojnë dhe shohin në media. Por unë kam vendosur të mos ua kthej njësoj derrave, se bie në nivelin e tyre”, – thotë ai, duke folur për jetën personale, jashtë derës së zyrës. Dhe për paraardhësin e tij nuk do të bëjë batuta, por thotë se do të duhet të mendohej shumë “për të mos bërë djalin e mirë e për të thënë një batutë për hir të batutës”.
“Nuk synoj të bëhem kryeministër. Dua të vazhdoj projektet që kam nisur, sepse 4 vite nuk mjaftojnë për t`i përfunduar të gjitha”, – thotë Veliaj duke dashur të thotë se do të kërkojë edhe një mandate tjetër si kryebashkiak.