Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Eni Koçi e dashuruar? Këngëtarja flet për herë të parë

05/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Eni Koçi e dashuruar? Këngëtarja flet për herë të parë

Nëse e mbani mend intervistën e Greta Koҫit pak ditë më parë në “Rudina” në Tv Klan, për pyetjen “A je e dashuruar?”, me siguri do ta kuptoni menjëherë se Eni Koҫi është motra e saj. Diplomacinë e kanë në gjen dhe pas përgjigjes së Enit për të njëjtën pyetje, kjo nuk ka më asnjë dyshim.
Këngëtarja 21-vjeҫare ka qenë sot e ftuar në programin e pasdites për të promovuar këngën e saj më të re “Hold Up”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku, edhe pse ka vetëm pak ditë që është prezantuar. Por ditët e fundit, Eni është vënë edhe në qendër të mediave e portaleve për jetën e saj private, ndaj s’mund t’i shmangej pyetjes “A je e dashuruar?”.





Por ashtu si e motra, edhe ajo, është stërvitur tashmë për përgjigjet diplomatike: “Unë jam e dashuruar me njerëzit që më duan, me të gjithë njerëzit që kam pranë vetes, jam e dashuruar me punën dhe karrierën time. Mendoj se ҫdo njeri ndihet i dashuruar… Jam e mbushur me dashuri”, – thotë ajo dhe me kaq duket se do të mbyllë gjithҫka është komentuar e diskutuar gjatë këtyre ditëve për një lidhje të mundshme me reperin kosovar Genc Prelvukaj.

Megjithatë, meqë i jepet rasti, ka edhe një reagim për mediat rozë e portalet: “Mediat, portalet kanë terezinë e vet, i marrin gjërat si të duan, ҫdo gjë merret si e duan ta marrin, unë jam tërhequr, kam vendosur të mos merrem”, – tregon Eni, edhe pse e pranon se ka shumë raste kur është e vështirë të qëndrosh indiferente: “Ka raste që është e vështirë, sepse të ngjisin shumë gjëra që nuk i ke. Unë nuk i marr fare për bazë derisa kam vendosur të jem pjesë e kësaj jete, por ka edhe disa portale që të vdesin e të ngjallin… Ju lutem, vetëm mos na vdisni se jemi shëndoshë e mirë…”./Class


Tags: eni koci
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!
Breaking News

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

14/01/2026
Next Post
Kate Perry akuzohet nga fondacioni i kafshëve : “Po shkatërron punën tonë”

Kate Perry akuzohet nga fondacioni i kafshëve : “Po shkatërron punën tonë”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera