Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Të bësh art me letra higjienike

11/09/2015
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A

Mimoza Haska, 38-vjeçarja nga Shqipëria, është shpallur fituesja e një konkursi kreativ në SHBA. Kur dikush bën art me materiale të çuditshme, kjo tregon talent, iniciativë dhe një shpirt të bukur krijimtarie. E tillë është edhe personazhi që po sjellim sot për ju. 





[metaslider id=1300]

Nga Suada Daci


Mimoza Haskën e njoha nëpërmjet faqeve të ndryshme në “Facebook”, ku e cilësonin si shqiptarja e cila kishte fituar çmimin e parë vitin e kaluar, në një konkurs krijimtarie në SHBA. Kurioziteti më shtyu ta njihja më shumë këtë grua dhe me një kërkim të shpejtë në “Facebook” e gjeta. (Rroftë “Facebook”-u!) Ftesa për miqësi u pranua menjëherë nga Karolina e Jugut (vend ku Mimoza jeton prej shtatëmbëdhjetë vitesh) dhe, sigurisht që doja të dija më shumë për këtë shqiptare duarartë. Brian dhe Eduart (dy djemtë e Mimozës), nuk na lanë shumë hapësira për të biseduar ditën e parë, por sigurisht që, pak ditë më pas Mimoza na përgjigjet, duke na treguar më shumë për jetën në Amerikë dhe pasionin e saj për gjërat e bukura. Me origjinë nga Korça dhe me profesion parukiere, ajo largohet së bashku me familjen në moshën 20-vjeçare, për një të ardhme më të mirë. E martuar prej njëmbëdhjetësh vitesh dhe nënë e dy vogëlushëve, Mimoza thotë se ndihet e lumtur dhe e realizuar si grua.

“Është e çuditshme se çfarë mund të krijojë njeriu nëse përkushtohet”, – thotë ajo, teksa flet për pasionin e saj të krijimit të fustaneve të nusërisë me letra higjienike.

Kur e pyes se si e ka zbuluar këtë pasion, ajo shprehet se gjithmonë ka pasur në duar projekte të natyrave të ndryshme, madje që në moshë të vogël.

“Profesioni im është parukeria, gjithçka tjetër është thjesht për kënaqësinë dhe kuriozitetin tim. Duke qenë se hobi im është ‘Material Design’, fillova të krijoja një fustan me letër higjienike që befasoi shumë njerëz”, – shprehet ajo.

Mikeshat do ta shtynin ta vazhdonte më tej këtë pasion dhe, duke kërkuar në internet, shikon që në Amerikë dhe Kanada zhvillohej një konkurs nga dy motra, “Cheap.chic.weddings.com”, i sponsorizuar nga një kompani e madhe letrash higjienike, “Charmin”, që iu duk shumë interesant. Vitin e parë (2012) kualifikohet në dhjetëshen e parë, ndërsa një vit më pas fiton çmimin e parë, me fustanin e nusërisë të quajtur “Beautiful Swan” (Mjellma e Bukur).

“Kushtet e këtij konkursi janë të tilla që, nuk përdoret asnjë material veç letrave higjienike dhe ngjitëseve. Nuk lejohen as zinxhirë, as rruaza, asgjë tjetër. Çdo material jashtë kushteve të konkursit sjell skualifikim”, – thotë Mimoza, teksa shton se të gjitha fustanet e saj, madje edhe detajet, siç janë perlat, lulet, hojet, kapelet, kurora, janë bërë me letër higjienike. Por ky material, sipas saj, nuk është aspak komod, pasi griset shpejt dhe harxhohet pa fund (edhe pse letra ofrohet nga konkursi). Megjithatë, pjesëmarrja në këtë konkurs, ku marrin pjesë mijëra artistë, e bën atë të ndihet shumë e sigurt. Në këtë jubile të dhjetë të tij, që u organizua vetëm pak muaj më parë, Mimoza arriti të kualifikohej përsëri në dhjetëshen më të mirë, veshja e saj të bëhej pjesë e muzeut “Ripleys believe it or not” dhe, veç kësaj, ajo dhe dhjetë finalistët e tjerë arritën të fitonin letra higjienike përjetësisht. Çdo gjë që ka bërë deri tani, Mimoza e bën për pasion dhe jo për t’u bërë e famshme, ndaj dhe rruga e saj do të jetë e gjatë.

“Dua të zbuloj rrugë të ndryshme drejt një arritjeje më të mirë dhe s’e di çfarë drejtimi do të marr”, – shprehet ajo dhe, sigurisht, ne i urojmë më të mirën, sepse çdo shqiptar që jeton jashtë shtetit dhe është një histori suksesi (në profesionin e tij), na bën të ndihemi krenarë!

Tags: artletra higjenikemimoza haskashba
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post

Lorik Cana, baba në ditën e ndeshjes me Serbinë

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera