Për aq kohë sa ishin pjesë e shtëpisë, por edhe kur e lanë atë, Damiano dhe Armela, ishin çifti më i pëlqyer nga të gjithë. Edhe pse u bë shumë javë që aventura e tyre në ‘Big Brother’ përfundoi, sepse Damiano u përjashtua për thyerje rregullash, dyshja vazhdon të jetë më e ndjekura në rrjete sociale. Damiano dhe Armela i dhanë fund marrëdhënies së tyre pak ditë pasi lanë shtëpinë e ‘Big Brother’, por me sa duket fansat janë shumë besnikë ndaj tyre./revistawho.com