Ndarja e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës ka qenë kryefjala e medias rozë kohët e fundit. Por prej ditësh, dyshja na konfuzon përherë e më shumë me komentet që bëjnë në rrjetet sociale të njëri-tjetrit. Në gati çdo foto të Klaudias, Albi bën emoji me yje, por dhe ajo nuk heziton t’i lërë komente. Mbase ata ruajnë akoma një marrëdhënie shumë miqësore, ose janë akoma të pavendosur mbi fundin e dashurisë së tyre disavjeçare.