Një nga prezantueset më të mira shqiptare, Alketa Vejsiu, është e famshme edhe për stilin e saj gjithnjë brenda kornizave. Në kaq vite në ekran, Alketën s’e kemi parë thuajse kurrë, me ndonjë veshje të ekzagjeruar. Ajo është aq diskrete sa i takon imazhit, sa edhe në rrjetet sociale, fotot që publikon janë gjithmonë të përzgjedhura me shumë kujdes. Ndaj ta shikosh Alketën zhveshur, me bikini, bën sigurisht përshtypje. Ndonëse mesi i korrikut e shumë nxehtë, Vejsiu tërheq vëmendje pikërisht sepse nuk ndodh shpesh ta shohim të zhveshur. Megjithëse uji i pishinës nuk na lë të shohim qartë, ajo duket shumë në formë./ revistawho.com