Prej një viti simpatikja Mira Kazhani nuk del më në ekranin e televizorit. Ish-spikerja e prezantuesja (sigurisht përjetësisht gazetare) nuk duket se ndjen mall për vëmendjen që të jep kutia e vogël magjike. Pasi themeloi dhe ngriti portalin e saj “online”, Mira është nisur drejt detit. As sivjet nuk e shohim çift, por si gjithmonë nga pas e shoqërojnë grupi i njerëzve të zemrës. Paparaci ynë e ka pikasur Mirën në bregdet, e cila është shkëputur për pak nga bisedat e familjes e fisit, për të shijuar një libër. E nëse keni nevojë për një sugjerim këtë verë, indirekt na e jep gazetarja. Kazhani pol exon “Fjalimet që ndryshuan botën”. Duhet ta pranojmë, ajo mahnit me format e mira fizike./ revistawho.com