Në studimin më të madh të këtij lloji, realizuar ndonjëherë, shkencëtarët analizuan të dhënat e gjysmë milioni njerëzve nga dhjetë shtete evropiane për të zbuluar efektin e kafesë në shtimin e jetëgjatësisë…Kokrra magjike e kafesë; shumë njerëz i shpëton nga gjumi i mëngjesit dhe tani, me shumë gjasa, të zgjat jetën. Për mëse 20 vjet, këtu është provuar dhe prodhuar kafe artizanale për njerëz të sërës së lartë. Në atë kohë, të dhënat mbi ndikimin e kafesë në shëndetin e njeriut kanë qenë të ndryshme. Studiues të Agjencisë Ndërkombëtare të për Kërkimet mbi Kancerin (ANKK) dhe Kolegji Imperial në Londër, dolën në përfundimin se, një konsumim më i madh i kafesë pakëson rrezikun për të vdekur nga çfarëdolloj shkaku, veçanërisht nga sëmundje kardiovaskulare dhe të aparatit tretës. Ky studim u publikua në revistën Annal of Internal Medicine. /albeu.com/