Protagoniste e një prej telenovelave më të ndjekura ndër vite nga shqiptarët, ajo është këtu një aktore shumë e njohur. Rivalja e Rubit, në serialin me të njëjtin emër, bëri për vete shumë teleshikues për mirësinë që shfaqte personazhi i saj Maribel. Besojmë të gjithë ia kujtoni mirë portretin, ndonëse ajo vazhdon të jetë njësoj. Edhe me kalimin e viteve aktorja Jacqueline Bracamontes ruan të njëjtën pamje vajzërore. Nënë e tre fëmijëve ajo vazhdon të jetë tejet aktive në botën e spektaklit./ revistawho.com