Moderatorja simpatike, Klea Huta, është treguar gjithmonë hemetike përsa i përket jetës private. Por pak ditë më parë ajo rrëfeu tek ‘Zonë e lirë’ se ishte në një lidhje. U përfol se partneri i saj është kantautori, Elgit Doda, dhe teksa u pyet për këtë, Klea u përgjigj: “As po, as jo”. Ndërsa së fundmi ka folur dhe Elgiti. “Jo mo jemi akoma në fazë njohje. Nuk do të thotë që dy njerëz që drekojnë bashkë janë dosmodoshmërisht të lidhur, por jemi akoma në fazë njohje,”- ka thënë Doda i ftuar në emisionin ‘Oktapod’ duke na kuriozuar akoma edhe më shumë.