Ditën e djeshme, Ambra dhe Fiorentina, u bënë për herë të disatë pjesë e portaleve kryesore. Shkak për këtë u bë një koment i një personi që ofendonte tek ‘live’ i Fiorentinës Ambrën. “Ambra është rrot k**ve”-shkruante fansi. Përgjigja e Fiorentinës, ku shprehej se ajo është për veten e saj, dukej sikur e aprovonte. Pas këtij episodi, modelja kaçurrelse është kontaktuar nga ‘Tabloid.al’ duke u pyetur se çfarë komenti ka për atë që ka thënë Fiorentina. “Nuk kam për çfarë të reagoj sepse jam e sigurt që Fjori nuk ka thënë asgjë në lidhje me mua, por ç’të bëjmë, të tjerët i marrin ndryshe gjërat” -tha Ambra.