Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rudina Magjistari rrëfen verën me Mian: Unë e im shoq refuzojmë të marrim dado, shpresojmë që sivjet t’i mësojmë notin

19/07/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rudina Magjistari rrëfen verën me Mian: Unë e im shoq refuzojmë të marrim dado, shpresojmë që sivjet t’i mësojmë notin

Edhe pse aktualisht Rudina Magjistari po vijon me emisionin e saj në “TV Klan”, vera ka mbërritur edhe në shtëpinë e saj. Së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e vogël, Rudina po planifikon pushimet e verës. Në një prononcim dhënë për “Summer Pages”, moderatorja e mirënjohur rrëfen se ende nuk e ka përcaktuar se ku do të pushojë këtë vit. Më tej, ajo na ka rrëfyer edhe disa detaje të pushimeve të tyre, ku prej disa kohësh kryefjala është Mia. “Akoma s’kam vendosur. Këto ditë e ndajmë përfundimisht, por disa në Shqipëri, disa jashtë shtetit. Sigurisht që do të jenë pushime të qeta. Sa më private, aq më mirë, por kjo s’do të thotë pa njerëz. Mia bën shoqëritë e veta në pushime, dhe ky është një moment shumë i bukur. Shpresoj që sivjet të mësojmë notin”, – ka rrëfyer moderatorja. Më tej Rudina zbulon se nuk preferon të marrë një person për t’u kujdesur për vajzën, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj i janë përkushtuar totalisht prindërimit. “Unë nuk kam marrë as dado për vajzën. Unë dhe im shoq kemi vendosur të jemi vetë prezent gjatë gjithë kohës së rritjes së saj këto vitet e para. Sigurisht, kemi fatin që oraret e impenjimeve tona profesionale të përputhen me këtë program tonin. Pa diskutim kemi edhe ndihmën e pazëvendësueshme të mamasë sime, apo të zonjës që më ndihmon në shtëpi, por jemi vetë ne që e kemi impenjim të përditshëm, askush tjetër”. Edhe pse Mia është ende e vogël, për mamin dhe për babin nuk është aspak e vështirë të merren vesh kur janë me pushime, dhe t’i shijojnë këto ditë vere që të tre së bashku. “Kur ne luajmë me Mian duket sikur është dëshira e saj më e madhe, të cilën ia plotësojmë pa asnjë rezervë, aq më tepër për pushime. Kur e pyet nese Mia ka teka, ajo thote se nuk do ti quaja teka, Mia ka personalitetin e vet, të cilin e respektojmë. Dhe ndoshta është kjo arsyeja që edhe kur ti mendon se do bëjë ndonjë kapriço, ajo të surprizon me sjelljen e saj të dëgjueshme prej të rriture”, – ka përfunduar Rudina prononcimin e saj për “Summer Pages”./ gsh.al

 






Tags: Rudina Magjistari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Next Post
FOTOT/ Roza Lati ndryshon ekran?! Ja ku mund të shfaqet sezonin e ri prezantuesja

FOTOT/ Roza Lati ndryshon ekran?! Ja ku mund të shfaqet sezonin e ri prezantuesja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera