Për një sezon televiziv, prezantuesja simpatike Roza Lati ishte drejtuese e programit të mëngjesit “Hangover” në “Radio MCN” e “Tema Tv”. Nuk dihet ende zyrtarisht nëse Roza i ka shkëputur raportet profesionale me këtë media, por ka vend për dyshim. Kjo pasi ditën e sotme ajo ka qenë në ambientet e një tjetër televizioni, në hollin e të cilit ka realizuar disa foto. Roza sot ka shkuar në “Ora News” por nuk dihet nëse arsyeja është nisja e një angazhimi të ri.
Për këtë duhet të presim fillimin e sezonit televiziv në shtator, ose të na e thotë vetë Roza. Në fakt nga shënimet e Rozës në foto, duket se ajo ka dhënë një “Jo” për përgjigje, por mund të jetë edhe një ngacmim i moderatores./ revistawho.com