Këtë mëngjes artistja e famshme hapi sytë, dhe gjeti lule e dhurata mbi tavolinë. Kështu e ka surprizuar këtë të shtunë bashkëshorti i saj Vali, divën e muzikës shqiptare Adelina Ismaili. E më shumë se sa parfumi, atë e kanë gëzuar lulet. E lumtur, këngëtarja postoi gjithçka në Instagram duke shkruar: “Gëzoju mashkullit që nuk ka nevojë për arsye, për të të bërë të lumtur. Dhe këtu po flas për lulet… Mirëmëngjes dashuria ime”./ revistawho.com