Danjel dhe Fotini, çifti fitues i ‘Big Brother 9’ duket se vazhdon të përjetojë fort emocionet e fitores. Sot bëhet një muaj nga dita kur ata u shpallën më të preferuarit e publikut dhe sipas tyre vazhdojnë të jenë po të njëjtët. Me një shkrim në ‘Instagram’ ata kanë kujtuar ditën e lumturisë së madhe për ta dhe falenderojnë të gjithë fansat për mbështetjen.