Lëvizjet e sezonit të ri televiziv kanë nisur të komentohen gjatë në media ditët e fundit. Pas konfirmimit të Marina Vjollcës me një program të sajin në ekranin e Tv Klan, pranë këtij televizioni është duke ardhur edhe një dyshe tjetër. Burime për “Anabel” kanë zbuluar se dyshja e njohur e kuzhinës, Alfio Rrotani dhe Indrit Ҫela do të jenë gjithashtu pjesë e “Tv Klan” në sezonin e ri televiziv.
“Kripë dhe piper”, programi me të cilin pjesëmarrësit e Master Chef Albania kanë drejtuar në In Tv, që nga muaji shtator do të mbajnë vulën e dy vëllezërve Laҫo, Blendi dhe Pandi.