Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas! 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Gjërat e mira bëhen edhe shpejt e shpejt”, moderatorja e ‘Top Media’ flet për dasmën dhe shtatzëninë

01/08/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Gjërat e mira bëhen edhe shpejt e shpejt”, moderatorja e ‘Top Media’ flet për dasmën dhe shtatzëninë

Jemi mësuar që të dëgjojmë shpesh shprehjen “Gjërat e mira bëhen avash-avash”, por në rastin e moderatores së famshme të “Top Channel” dhe “Top Albania Radio”, Elona Duro, gjërat e mira duket se ndonjëherë bëhen edhe shpejt e shpejt. Vetëm një javë më parë, të gjithë u surprizuan nga lajmi se Duro ishte në pritje të ëmbël dhe tashmë po përgatitej edhe për martesën. “Unë dhe Lorenci kemi një vit e gjysmë së bashku kështu që gjithçka ka ndodhur shumë shpejt: lidhja, bashkëjetesa, bebi dhe tani martesa.” –shprehet Elona Duro e kontaktuar nga “Xing.al”.





Ashtu siç rrëfeu moderatorja, ajo dhe partneri i saj Lorenc Goga, i cili drejton një kompani call center në Tiranë, do të lidhin kurorë më 4 gusht, në tarracën e Bashkisë së Tiranës ku kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i kurorëzojë në martesë. “Kjo do të jetë vetëm ceremonia e celebrimit që do të shoqërohet me një koktej, pasi kemi menduar që dasmën e madhe ta bëjmë ndoshta pas një viti e gjysmë.”-shprehet moderatorja e njohur.

Por ndryshe nga pjesa më e madhe e nuseve që sa më shumë afrohet dita e madhe aq më nervoze bëhen, Elona duket tërësisht e qetë. “Ah për këtë jam e qetë sepse gjithçka e ka marrë në dorë Ami, kështu që unë pres vetëm të nusëroj.”- shprehet Duro duke treguar se për detajet e ceremonisë është kujdesur tërësisht kompania “Ami Event”.


Madje me të njëjtën lehtësi duket se ka kaluar edhe momenti i përzgjedhjes së fustanit, duke qenë se siç rrëfeu Elona, ka zgjedhur fustanin e parë që ka provuar. “Fustani nuk është një fustan tipik nusërie, por është shumë i bukur. Madje është fustani i vetëm që provova pasi më tha Ami se atë e kishte hequr veç enkas për mua.”- tregon Elona.

Në ceremoninë që do të përfshijë muzikë harqesh dhe një spektakël fishakzjarresh, do të jenë të ftuar të afërm por edhe miq të çiftit, ku sigurisht do të jenë edhe personazhe VIP.

Sakaq përsa i përket pritjes së ëmbël, Elona rrëfen se është në muajin e katërt të shtatzënisë. “Deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë por për emrin nuk kemi menduar akoma. Lorenci ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së tij në Itali kështu që shpresojmë të gjejmë një emër që lidhet me të dy vendet, si Shqipërinë ashtu edhe Italinë.”-rrëfeu Duro.

Marrë nga Xing.al

 

Tags: dasmeelona duro
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta
Breaking News

Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta

29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë
Breaking News

Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë

29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!
Breaking News

Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty!

29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!
Breaking News

Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas!

29/12/2025
“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër…
Breaking News

“Kam qenë shumë i dashuruar”, Stenaldo hap zemrën: Nuk më interesonte asgjë tjetër…

29/12/2025
Next Post
Çfarë po ndodh mes Kemalit dhe gruas së tij?

Çfarë po ndodh mes Kemalit dhe gruas së tij?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera