Pak ditë më parë në media të ndryshme qarkulloi lajmi se Françeska Jaçe ishte në shoqërinë e Andi Gecit, djali i një prej biznesmenëve më të fuqishëm shqiptarë. Shkak u bënë fotot e postuara në të njëjtin vend. E pyetur për këtë modelja nuk e mohoi, por u shpreh se nuk donte të fliste për jetën private. Ndërkohë disa foto paparaci nga Gazeta Express vërtetojnë atë qê dyshohej. Dyshja është kapur mat në plazh dhe duket se afrimiteti mes tyre nuk mund të jetë thjesht një miqësi.