Një nga filmat që ka shenjuar fëmijërinë e brezit të sotëm është pa dyshim ‘Harry Poter’. Personazhet e filmit kanë qenë shumë të dashur për të gjithë, ndaj humbja e njërit prej tyre ka shkaktuar trishtim. Dje është ndarë nga jeta aktori i njohur, Robert Hardy. “Me shumë trishtim ju njoftojmë se është ndarë nga jeta Robert Hardy, me një karrierë të jashtëzakonshme në teatër, televizion, prej më shumë se 70 vitesh”, shkruhet në deklaratën e dhënë nga familja e tij. Ai numëron role të shumta në kinematografi, por shumë e mbajnë mend si “Cornelius Fudge”, ministër i magjisë në filmat Harry Potter.