Ky edicion i “Big Brother” ka mirëpritur dhe një reper që kishte kohë që gjendej në tregun muzikor. Bëhet fjalë për Elsamed Senaj që njihet me emrin e artit, Eli-G. Ai numëron një sërë bashkëpunimesh, ku ndër të tjera përmendim: “Bela”, “Sa si unë dashuron”, “Jetimi” etj. Konfliktet e shumta me Ambrën, partneren e tij në lojë e vunë në qendër të vëmendjes së mediave. Përkundrazi, reperi ka vazhduar të punojë me projektin e tij më të ri të titulluar “Unë jam Elsamedi”, pjesë e të cilit do të jenë dhe disa ish-banorë të “Big Brother”. Një pjesë e videoklipit është xhiruar në pedonalen e Shkodrës ku shfaqen duke ecur me biçikleta. Kënga do të dalë të hënën në orën 17:00./revistawho.com