‘Despacito’ është kënga më e pëlqyer e kohëve të fundit. Kudo ku shkojmë mund ta dëgjojmë, aq sa dhe mund të jemi bezdisur. Por kjo këngë ka dalë jashtë çdo parashikimi, duke thyer rekordin e ‘Youtube’. Hiti ka arritur 3 miliardë klikime, duke lënë pas “Gangnam Style” me 1 miliard klikime dhe “See You Again” e Charlie Puth dhe Wiz Khalifa-s me 2.9 miliard klikime.
Përveçse kënga më e klikuar në Youtube, Despacito është edhe kënga e parë në historinë e internetit që merr një numër klikimesh prej 3 miliard.







