I kthyen nga vetja sytë e të gjithë edhe njëherë dy artistët kosovarë këtë verë, ndoshta po aq shumë sa kur u martuan. Ata publikuan një duet! Nora Istrefi dhe Roberti Berisha sollën si surprizën e stinës së nxehtë këngën “S’ka inat”, ku ndër të tjera shfaqen më të bukur se kurrë, e gjithashtu me shumë elegancë dhurojnë edhe skena dashurie. Kënga pëlqeu aq sa për dy javë i kaloi tri milionë klikime. Por ç’mendon ylli i dashurisë së çiftit të famshëm, e bija Renee. Vogëlushja në fakt bashkohet me fansat. Ajo duket se e pëlqen shumë këngën e mamit dhe babit, siç shihet në një video që e shfaq duke qeshur, publikuar nga Roberti pasditen e sotme. / revistawho.com