Berguzar Korel dhe Halit Ergenç festojnë sot 9 vjetorin e martesës së tyre. Çifti lidhi kurorë në një ceremoni me 320 persona, në hotelin “Les Ottamans” në Turqi, më 7 gusht 2009 . Një dasmë e organizuar në tre muaj.
‘U zgjova në të gdhirë atë ditë. Ishte ora 5.30 dhe jashte binte një shi i tmerrshëm. Menjëherë më kapi paniku se ku do të zhvillohej ceremonia, sepse ishte planikuar të mbahej jashtë. Por pasi kontaktuam organizatorin, gjithcka u rikthye ne normalitet. E rendesishme ishte te martoheshim’ – rrëfen aktorja Berguzar Korel, shkruan “Express”.
Por askush nuk do e merte me mend se aktori Halit Ergenç do të ishte kaq romantik, e do të bente një propozim të tillë. ‘Ishte maji i vitit 2009, kur Halit më propozoi në Maldive. Më tha se do të shkonim të darkonin në një ishull tjeter dhe u nisëm me varkë. Sapo mbërritëm në ishull, dielli nisi të perëndonte. Gjithçka ishte prenotuar vetëm për ne të dy, nuk e besoja në ishte e vërtete apo ëndërr. Më në fund, Halit ulet në gjunjë e tha: ‘Do të martohesh me mua? Isha aq e emocionuar sa harrova të përgjigjesha”.