Momentalisht ajo po shijon suksesin e këngës ‘Benzina’ dhe koncertet e shumta në Diasporë. Bëhet fjalë për Luana Vjollcën, e cila ka qenë e ftuar në ‘Top Albania Radio’ për të folur mbi projektet e saj. Ndër të tjera, ajo është pyetur nëse do të këndonte ndonjëherë në dasma. “Nuk do të bëhem kurrë këngëtare dasmash (qesh). Do të këndoja nëpër evente të ndryshme e sigurisht nëpër koncerte, por në dasma jo. Këngët e mia nuk janë të përshtatshme për ceremoni martesore dhe kurrë nuk do të krijoj muzikë dasmash”,-është shprehur Luana.