Tashmë është publike lidhja mes Rihannës dhe biznesmenit arab, Hassan Jameel. Hera parë që kjo lidhje u bë e njohur për publikun ishte kur ata dhuruan skena intime në Spanjë, buzë një pishine, edhe pse flitet se çifti ka shumë kohë bashkë. Britanikja The Sun raportoi së fundmi se biznesmeni arab ishte i martuar me dikë tjetër përpara se të takohej me yllin e muzikës RnB. Ai u martua në vitin 2012 me eksperten e artit Lina Lazaar, por duket se të dy kanë ecur përpara në jetën e tyre në mënyrë të lumtur.