Në Britaninë e Madhe po bëhet nami për një artikull publikuar në agjencinë e lajmeve të komunitetit homoseksual “PinkNews”. Ata kanë zgjedhur si “ikonë gay” princin 4-vjeçar George. Mirëpo një politikan, Jim Allister i partisë minore nga Irlanda e Veriut, i ka kërkuar faqes që ta zhdukë artikullin. Sipas politikanit përmbajtja e tij është e sëmurë. Megjithatë Benjamin Cohen, drejtues i “PinkNews” refuzon të ndryshojë version, pasi sipas tij artikulli është bazuar në komentet e ndjekësve. Sipas tij, në një fotografi të vogëlushit në bordin e një helikopteri, komentuesit shkruajnë se poza duket femërore./ revistawho.com