Olsi dhe Fiorentina kanë qënë një nga dyshet më të komentuara të këtij ‘Love Edition’ të ‘Big Brother Albania 9’. Fiorentina bëhej jashtëzakonisht xheloze për çdo vajzë të shtëpisë. Pas ‘luftës së ftohtë’ me Armelën, ajo u përplas jo rrallë me Ambrën, e pas përfundimit të lojës vazhdoi lidhjen pasionante me Olsin duke postuar foto të përbashkëta nga shtrati, takimet me banorët e tjerë etj. Por, lidhja e tyre nuk zgjati shumë pasi pak ditë më parë, në postime respektive ata njoftuan ndjekësit se ishin ndarë. Olsi i uronte më të mirat ish-partneres ndërsa kjo e fundit nuk përmendi detaje të ndarjes ndryshe nga ai. Ditën e sotme, gjatë një komunikimi ‘live’ në Instagram me fansat, Olsi ka lexuar disa komente ofenduese drejtuar ish të dashurës, Fiorentinës. I nxehur, Olsi ka ‘shpërthyer’ po ashtu në ofendime drejt këtyre ndjekësve duke shkruajtur: ‘Robt e motrat ato që shajnë Fjorentinën’. Burimi: Tabloid.al








